Gjykata detyron tash të paguajnë për asfaltin që nisi në kohën e Hitlerit

29 Korrik 2016 - 19:00      

Një gjykatë në Dyseldorf urdhëroi disa pronarë shtëpish të paguajnë për një rrugë, ndërtimi i së cilës ka nisur në 1937-n.

Në argumentet e dhëna prej saj, bëhet e qartë se rruga e filluar 80 vjet më parë, përfundoi vetëm në 2009-n me vendosjen e trotuareve. Kanalizimet e kullimit dhe dritat janë vënë gjithashtu vonë.

Banoret që ndërtuan shtëpitë e tyre në këtë rrugë, sipas gjykatësit Stephan Barden, e bënë një gjë të tillë në kohën kur teknikisht, ajo ishte ende në zhvillim. Për rrjedhojë, duhet të paguajnë kostot e sipërfaqes së rrugës, të cilës media gjermane i ka vënë nofkën “Asfalti i Hitlerit”.

Faturat e ndërtimit, që banorëve nisën t’iu dorëzoheshin fillimisht në 2013-n, janë konvertuar në euro nga Reichsmarks, markat e rajhut, monedha e përdorur në Gjermaninë naziste e janë përshtatur me inflacionin.

Kostoja e asfaltit të kësaj rrugë besohet të mbërrijë tek 14 mijë eurot për shtëpi. Fatura duhet paguar atëherë kur puna ka përfunduar, arsyetoi gjykatësi Barden, dhe pavarësisht periudhës së gjatë kohore, ajo në vetvete është legjitime. Banorët nuk bënë rezistencë dhe e pranuan vendimin më shumë fisnikëri.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...