19 Dhjetor 2015 - 17:51
Skuadra nga Londra tundi tre herë portën mysafire, të cilët arritën të shënojnë qysh në minutën e 5-të nga Ivanovic.
Në minutën e 13, Chelsea dyfishoi epërsinë përmes Pedros, rezultat që i çoi skuadrat në pushim.
Vetëm 5 minuta në pjesën e dytë, Oscar shënoi nga pika e bardhë, duke e çuar skuadrën e tij në rezultat 3 me 0.
Skuadra mysafire u kundërpërgjigj në minutën e 53 përmes Fabio Borinit, duke ngushtuar epërsinë në 3 me 1, rezultat me të cilin edhe përfundoi kjo ndeshje.
Chelsea tani pozicionohet në vendin e 15-të me 18 pikë të tubuara, ndërsa Sunderland në vendin e 19-të me 12 pikë të tubuara nga 17 ndeshje të zhvilluara.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...