17 Nëntor 2015 - 22:42
Suedia kualifikohet tutje pas fitores 2 me 1, të cilën e realizoi në shtëpi.
Zlatan Ibrahimoviq shënoi të dy golat për Suedinë. Fillimisht, sulmuesi me prejardhje boshnjake shënoi në minutën e 19-të, ndërsa rezultatin e dyfishoi në pjesën e dytë, për të vulosur gjithçka.
Riza Durmishi i Danimarkës asistoi në golin e parë të Danimarkës të shënuar nga Yussuf Poulsen në minutën e 81-të. Në minutat shtesë Vestergaard i dha shpresë Danimarkës duke barazuar gjithçka në 2 me 2, por kjo ishte krejt çka danezët arritën nga kjo ndeshje.
Kualifikimin e siguroi edhe Ukraina.
Ajo barazoi 1 me 1 si mysafire e Sllovenisë, por fitorja prej 2 me 0 në takimin e parë mjaftoi për kualifikimin tutje.
Cesar shënoi golin e vetëm për Slloveninë në minutën e 11-të, ndërsa Yarmolenko barazoi gjithçka në fund.
Suedia dhe Ukraina i bashkohen Hungarisë dhe Irlandës, që më herët siguruan kualifikimin përmes “play-offit”
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...