30 Maj 2015 - 23:15
Dy gola të Lionel Messit dhe një i Neymarit i mjaftuan katalunasve për të siguruar titullin e dytë për sivjet.
Argjentinasi hapi serinë e golave në minutën e 20-të. Ai realizoi një super gol pas një solo aksioni.
Në pjesën e dytë, Messi shënoi edhe një herë për të vulosur triumfin e skuadrës së Luis Enriques. Ai shënoi në minutën e 74-të pas asistimit të Dani Alvesit.
Inaki Williams realizoi pesë minuta më vonë golin e nderit për Bilbaon.
Ky ishte trofeu i 27-të i Kupës së Mbretit për Barcelonën. Bilbao është e dyta me 23 tituj të fituar.
Më 6 qershor, Barcelona ka mundësi të fitojë edhe trofeun e tretë për sivjet, kur takohet me Juventusin në finale të Ligës së Kampionëve.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...