26 Maj 2015 - 10:00
Federata e Boksit e Kosovës (FBOXK) ka dërguar shumë boksierë në kampionate botërore e evropiane.
FBOXK-ja ka dërguar edhe disa boksiere në ngjarje të mëdha.
Derisa boksierët janë ende duke pritur për medaljen e parë, boksieret janë treguar më të suksesshme, kanë fituar medalje si në evropian ashtu edhe në botëror.
Derisa medalja në evropianin për juniore u fitua me fat, pa arritur asnjë fitore, në botërorin për të reja, medalja u fitua me shumë djersë e mund. Medaljen në botëror e fitoi të shtunën 15-vjeçarja Donjeta Sadiku, duke shkruar histori.
Ajo fitoi të argjendtën për juniore dhe ishte kjo medalja e parë për Kosovën në gara të Federatës Ndërkombëtare të Boksit Amator (AIBA).
Rasti i Donjetës ka konfirmuar faktin se sportistet e Kosovës janë dukshëm më të suksesshme se sportistët kosovarë sa i takon paraqitjes në gara evropiane.
Të paktën kanë medalje më shumë në garat kryesore, kampionate botërore e evropiane.
Deri më tash sportistet ishin më të suksesshme se sportistët falë arritjeve të Majlinda Kelmendit, Nora Gjakovës dhe Distria Krasniqit.
Xhudisteve tash u është bashkuar edhe boksierja Sadiku.
Në fakt sukseset në arenën ndërkombëtare të sportisteve vlerësohet se janë në disproporcion të plotë me kujdesin që i kushtohet sportit të femrave në vend. Sporti i femrave përballet me vështirësi të mëdha. (Artikullin e plotë mund ta lexoni sot në Koha Ditore)
Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...