Foto: Driton Paçarada

Shpresa olimpike që është edhe kryetare, gjyqtare, trajnere e zyrtare në Federatë

18 Janar 2015 - 09:33      

Garuese, trajnere, arbitre, anëtare e Bordit. Të gjitha këto funksione i kryen në sportin e taekwondos Erendita Gërguri. Janë sukseset në arenë ato me të cilat mburret më së shumti 22-vjeçarja nga Fushë-Kosova.

Erendita tashmë është anëtare e ekipit olimpik të Kosovës dhe vlerësohet shpresë e këtij sporti luftarak për të siguruar normë olimpike për "Rio 2016". Në taekwondo, Gërguri ka përfunduar rastësisht. Tash thotë se këtë sport e do me "mish e me shpirt".

Ajo për tre vjet ka jetuar në Zvicër dhe atje është marrë me sporte të ndryshme në shkollë. Në vitin 2004, një i afërm e ftoi që ta përcjellë në një stërvitje të taekwondos.

Pasi e përcolli për pak minuta nga afër stërvitjen në këtë sport, vendosi ta provonte edhe vetë dhe stërvitjen e parë e zhvilloi të njëjtën ditë, ndonëse ishte e veshur me xhinse... (më gjerësisht lexoni sot në e “Diela me Koha Ditore”)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni. 

© KOHA.net

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...