Barcelona e fortë për kampionin

11 Janar 2015 - 22:53      

Barcelona ka mposhtur Atletico Madridin në derbin e javës së 18-të në La Liga me rezultat 3 me 1.

Dy gola në pjesën e parë dhe një në të dytën i mjaftuan skuadrës së Luis Enriques për të siguruar fitoren e 13-të sivjet.

Po zhvillohej minuta e 12-të kur Neymar shënoi golin e parë të ndeshjes. Braziliani shënoi nga afërsia pas një hutie në mbrojtjen e kampionit spanjoll.

Para fundit të pjesës së parë Barça dyfishoi epërsinë përmes Luis Suarezit. Ish-sulmuesi i Liverpoolit shfrytëzoi pasimin e Lionel Messit për të dërguar Barcelonën në pushim me epërsinë prej dy golave.

Në pjesën e dytë Atletico e ngushtoi rezultatin përmes Mario Mandzukicit që realizoi nga penaltia, por Lionel Messi në minutën e 87-të vulosi fitoren e katalunasve.

Tash Barcelona ka 41 pikë, një më pak se Reali që prin edhe pse ka një ndeshje më pak të zhvilluar. Atletico mbetet në pozitën e tretë me 38 pikë.

© KOHA.net

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...