Barça “poker” APOEL-it

25 Nëntor 2014 - 22:36      

Barcelona ka mposhtur APOEL Nicosian si mysafir me rezultat 4 me 0 në Grupin F të Ligës së Kampionëve.

Për fitoren e katërt të katalonasve shënuan Luis Suarez dhe Lionel Messi që arriti hat-trick.

Fillimisht Luis Suarez arriti golin e parë zyrtar me fanellën e Barcelonës duke mposhtur vendasit në minutën e 27-të. Ai pasi mori pasimin nga Jordi Alba u lirua mirë nga mbrojtësi i APOELit dhe me sukses shënoi për 1 me 0.

Lionel Messi golin e parë në këtë takim e shënoi në minutën e 38-të me ç’rast hyri në histori të Ligës së Kampionëve si golashënuesi më i mirë me 72 gola të shënuar.

Argjentinasi shënoi edhe dy herë në pjesën e dytë të takimit. Ai realizoi në minutën e 58-të pas asistimit të Dani Alvesit për 3 me 0 dhe në minutën e 87-të për “pokerin” e Barçës dhe hat-trickun e tij.

Të dy skuadrat përfunduan takimin me nga një lojtar më pak pasi që Rafinha dhe Amorin u ndëshkuan me nga dy kartonë të verdhë.

Kjo fitore Barcelonën e shpie në kuotën e 12 pikëve, një më pak se Paris Saint-Germaini. Takimi mes këtyre dy skuadrave do të tregojë skuadrën fituese të grupit.

© KOHA.net
 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...