Ndeshja Serbi-Shqipëri, ja faktet që tregon bota

17 Tetor 2014 - 13:10      

Ndërkohë që vëmendja e të gjithë është ndaj vendimit të UEFA-s më 23 tetor, mediet ndërkombëtare e fajësojnë atë, “Pse e lejoi ndeshjen Serbi-Shqipëri?”. Gazetarët e “The Washington Post” dhe “Toscana News” i tregojnë botës faktet e racizmit dhe agresivitetit serb.

Gazetarja e “The Washington Post” Marissa Payne, në analizën e saj kushtuar ndeshjes Serbi-Shqipëri, pyet se përse UEFA nuk ndryshoi shorti, si për rastet e Armenisë dhe Azerbajxhanit dhe për Gjibraltarin dhe Spanjën.

“Në një kohë kur kjo mund të duket edhe pa kuptim që vendet nuk mund t’i lënë mënjanë as për një ndeshje 90’ minutshe çështjet historike apo politike, është mirë për UEFA-në që të ndërhyjë, kjo në të mirë të sigurisë. Kjo na sjell në ndeshjen e Beogradit ku kishte shumë kërcënime serioze për sigurinë.

Eshtë e sigurt që zyrtarët e UEFA-së kanë qenë në dijeni të luftës 78-ditore të NATO-së për çlirimin e Kosovës në vitet 90-të, një territor që tanimë njihet nga shumë vende të Botës, ndërsa Serbia pretendon të jetë i saji,” shkruan gazetarja e Marissa Payne.
Ndërsa gazetari italian Marco Gargini shpjegon me fakte të gjitha momentet kryesore deri në dhunën fizike.

Faktet kryesore të ngjarjes:
Flamuri shqiptar zyrtar është i fshehur.
Tifozët serbë djegin flamurin e NATO-s.
0’08" – shfaqet pankarta “Kosova është Serbi”
12'40" - Lila pas u godit në fytyrë nga topi, dëgjon zhurmën e shpërthimit të një fishekzjarri të madh.
14'29"- hidhet një kapsolle në fushë nga ana e tifozëve serbë
24'33"- ngritën flamuri i Greqisë në mënyrë të qartë anti-shqiptar.
35'11"- disa kapsolle janë hedhur ndaj lojtarit shqiptar Agolli. Gjyqtari Atkinson pezullon lojën për një kohë të shkurtër. Lazoviç dhe Kolarov qetësojnë tifozët. Pas 40 sekondave të pezullimit, loja rifillon.
40'45" -, një shishe hidhet në drejtimin të futbollistit shqiptar Balaj
41'13 "-, Gjyqtari Atkinson pezullon ndeshjen për shkak të hedhjeve të objekteve plasëse në fushën e blertë
41'16 "- albitri Atkinson bën thirrje për që të mos hidhen më objekte plasëse
41'57 "- shfaqet droni me flamurin shqiptar, por tashmë tifozës serbe kishin hedhur objekte të ndryshme në fushë. Si është e mndur që pala serbe nuk e ka vënë re praninë e dronit?
Porta që lejojnë tifozët të hyjnë në stadium është e hapur, forcat policore nuk ndërhyjnë. Edhe i ashtuquajturi Ivani i Tmerrshëm hynë në fushë bashkë me grupin e tij, të mbuluar në fytyrë.
Pa para minutës së 45 ', Atkinson dërgon të gjithë lojtarët në dhomat e veshjes.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...