28 Korrik 2014 - 08:47
Tare ka thënë se ai dhe familja e tij kanë qenë cak i fansave pasi që u detyrua të takohej me fansat për dështimin që të sigurojë shërbimet e mbrojtësit të Cagliarit, Davide Astori, e të cilin e mori rivali kryesor Roma.
“Pas konfrontimit me fansat për Astori, nisën problemet”, ka thënë Tare për II Tempo.
“Dikush ka mbajtur numrin tim sepse unë e kam gjetur në internet. Mesazhet e zakonshme kërcënuese nisën të vinin dhe unë mora edhe thirrje të çuditshme, si një prej agjencive të fluturimit. Dikush kishte porositur një fluturim në emrin tim për Rotterdam. Kalova dy orë ta anuloja dhe të gjeja se kush e kishte bërë këtë”, tha Tare.
“Ditët në vijim më duhet të ndryshoj numrin tim të telefonit sërish dhe nuk do të jetë e lehtë për mua pasi që është një prej instrumenteve kyçe të punës sime. Do të kem shumë probleme, por ajo që më mërzit më së shumti janë fjalët që i janë thënë familjes sime”, përfundoi ish-sulmuesi i kombëtares kuq e zi.
© KOHA.net
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...