16 Shkurt 2017 - 20:20
Të premten, zhvillohen duelet gjysmëfinale, ndërsa të dielën, zhvillohet finalja, raporton KTV.
Për trofeun e parë të sezonit në basketboll, Federata e Basketbollit e Kosovës ka organizuar konferencën, me katër liderët e ekipeve pjesëmarrëse.
Përfaqësuesi i Trepçës, Besim Braha, klub që është organizator i kësaj ngjarjeje, tha se i kanë bërë të gjitha përgatitjet, që gjithçka të shkojë sipas planit.
Gjysmëfinalja e parë në konkurrencën e meshkujve do të zhvillohet ndërmjet Bashkimit dhe Pejës, takim ky që luhet të premten nga ora 16:00.
Kapiteni i Bashkimit, Qëndrim Biraj, beson në sukses pas problemeve me komponimin e ekipit, ndërsa ai i Pejës, Arti Hajdari, thotë se Peja ka udhëtuar me një qëllim.
Gjysmëfinalja e dytë, që pritet me një entuziazëm të madh, është ndërmjet Sigal Prishtinës dhe Trepçës, klasikja e basketbollit kosovar, që zhvillohet të premten nga ora 20:00.
Për këtë kanë folur basketbollisti i Prishtinës, Granit Rugova, dhe ai i Trepçës, Besnik Azemi.
Bileta për ta parë një ndeshje të ‘Final Four-it’ do të kushtojë 2 euro.
Në vitin 2016, Sigal Prishtina ishte fituese e Kupës së Kosovës në basketboll.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...