Anglezët marrin kërcënimet e para nga huliganët rusë

16 Shkurt 2017 - 18:33      

Ka mbetur edhe një vit nga Botërori i Rusisë dhe në ditët e sotme frika më e madhe e FIFA-s është shfaqja e mundshme e dhunës në disa prej qyteteve ruse, ashtu sikurse ndodhi edhe në Evropianin e vitit të kaluar në Francë.

Tifozët më radikalë rusë, nëpërmjet një dokumentari të BBC, kanë bërë një paralajmërim për një luftë të hapur me tifozët anglezë gjatë Kupës së Botës të vitit 2018, si për të përsëritur ngjarjet e turpshme në rrugët e Marsejës, transmeton KP.

Dokumentari i BBC stregon edhe mënyrën sesi stërviten huliganët rusë për të qenë gati për verën e ardhshme. Një nga protagonistët e betejës së Marsejës e shpreh qartë paralajmërimin duke thënë se, “ushtria e huliganëve rusë është gati, anglezët të vijnë dhe të shohim se çfarë do të ndodhë. Është më se e sigurt se dikush do të ndërmarrë ndonjë veprim”.

Një tjetër huligan rus shkon akoma më tej, duke parashikuar një “ferr të vërtetë” në “Rusi 2018”, duke thënë se për dikë Botërori do të jetë festival i futbollit, për të tjetër do të jetë festivali i dhunës.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...