16 Shkurt 2017 - 10:45
Vëllezërit Pogba do të përballen sonte në Old Trafford në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt.
Në një intervistë për “The Guardian”, Pogba i madh ka thënë: “Arsenali është klub i zemrës sime. I kam përkrahur që prej kohës kur ishin të pamposhtur – çfarë ekipi!”
“E keqja e profesionistit është që pak keni rast t’i shikoni ekipet tjera, prandaj nuk kam pasur mundësi të shkojë në Emirates [Stadiumi i Arsenalit]. Por një ditë do të shkoj”.
Kjo nuk është hera e parë që 26-vjeçari pranon simpatinë për klubin londinez. Një gjë të tillë e kishe pranuar edhe në tetor të vitit 2016 për TF1.
“Të luaj në Angli është ëndërr e kamotshme. E kisha mundësinë këtë verë. A ka ndonjë ekip që preferoj? Arsenali”, kishte thënë Florentin Pogba.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...