15 Shkurt 2017 - 20:18
Në këtë takim, i pari i këtij lloji, të pranishëm ishin edhe drejtuesit e Administratës Tatimore të Kosovës.
Hoti tha së tani mundësia për ta mbështetur sportin tani është më e madhe në krahasim me vitet e kaluara. Sipas tij, nga shtatori i vitit 2015, është dyfishuar përqindja për mbështetje të sportit.
“Deri në shtator të vitit 2015 mundësia që të mbështeten klubet e ndryshëm dhe sporti në përgjithësi, ka qenë pesë për qind me ligj nga shtatori i 2015 është 10 për qind pra është dyfishuar dhe është lënë edhe një dhjetë për qind tjetër shtesë që shkon me vendime edhe me udhëzime që jepen nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit”, tha Hoti.
Ndërkaq, Drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Republikës së Kosovës, Sakip Imeri, tha se kontributet e dhëna nga tatimpaguesit që mbajnë libra dhe regjistrime prej vitit 2015, donacioni është ngritur nga 5 për qind deri në 10, mirëpo sipas tij, pritet të ketë ngritje deri në 20 për qind. Ai shtoi se pranuesi i sponsorizimit duhet të ofroj dëshmi për mjetet e dhuruara përmes xhirollogarisë bankare dhe mund të jetë personi fizik, biznesor ose i huaj. Sipas tij, në tre muajt e parë të vitit të ardhshëm, pra në fillim të vitit 2018 do të publikohen të dhënat për efektin e këtij ligji të reformave fiskale.
“Ligji bazik i cili ofron mundësinë që të keni donacione ose ky grup i interesit shoqëror të ketë mundësi të financimit është Ligji për të ardhurat e korporatave dhe Ligji për të ardhurat personale. Ligji për të ardhurat e korporatave ofron një mundësi më të gjerë të donacioneve dhe të përfitimeve që munden t’i kenë bizneset nga zbritja që bëhet prej bazës tatimore. Koncepti bazë i donacioneve është i ndërtuar mbi fitimin e tatueshëm, e njëjta bazë e cila shërben për llogaritjen e shërbimit shërben edhe për llogaritjen e kontributeve bamirëse që gëzohen nga ky ligj që i ofron si mundësi. Nga viti 2015 donacioni është ngritur nga 5 për qind në 10 për qind me mundësi që nga një ligj tjetër të ofrohet edhe 10 për qind, pra donacionet me qëllime bamirëse është e lejuar deri në 20 për qind”, tha Imeri.
Ndërkohë, Zëvendës-drejtori i ATK-së, Nahit Sharku, tha se sponsorizimet nga jashtë kanë të bëjnë më shumë me ligjin për pastrimin e parave, andaj sipas tij, këtu mund të financohen klube pa asnjë problem, sepse këtu sponsorizuesi nuk vepron fizikisht. Kurse, për procedurat e importit të pajisjeve sportive, sipas Sharkut, tarifa e TVSH-së është ulur nga 18 për qind në 8 për qind.
“Nëse raste se janë dy kategori të shpenzimeve në kuptimin e shpenzimit afarist që ju mund të keni një kontratë me një biznes që ju të bëni reklamë, sepse edhe sporti tani dalëngadalë po e merr rrugën e biznesit, andaj duhet të trajtojmë se nëse është kontratë biznesi dhe nëse pajtoheni që kompania do të bëj reklamë te klubi dhe vlera e saj është 100 mijë euro, dhe është kontratë biznesi e tëra si e tillë prej 100 mijë euro duhet të pranohet si shpenzim nga të hyrat që i ka kompania, kjo ka të bëj me shpenzimet e biznesit nuk ka diskutim këtu se sa për qind e tëra, shpenzimet e reklamave, propagandës janë shpenzime të plota me ligjin e fundit të reformave fiskale. Ndërsa pjesa e donacionit, sepse donacioni nuk nënkupton një kërkesë të kundërt të palës tjetër që do të thotë biznesi mund të jap donacion klubit, kulturës, artit pa kërkesë të kundër shpërblimit dhe kjo tani është objekt i ligjit për korporata dhe të ardhura personale”, theksoi Sharku.
E, kryetari i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Eroll Salihu pyeti se si do të jetë qasja e vërtetimeve të donacioneve apo financimeve për Federatat sportive apo klubeve.
“Si do të rregullohet për Federatat dhe për klubet, a duhet ketë qaje në vërtetime, a duhet të jetë për çdo projekt, për çdo kompani, a duhet ta ketë federata apo klubi një vërtetim ta themi vjetor apo më afat-gjatë me të cilin do të mund çdoherë të shkoj te donatori dhe të jetë bazë për aplikimin e këtij ligji?”, pyeti Belgu.
Pyetjes së Belegut iu përgjigj nën kryetari i Administratës Tatimore, Nahit Sharku, i cili tha:
“Ne e kemi shpreh qëndrimin tonë që të mos kërkohet asnjë vërtetim vetëm dëshmi por meqenëse ajo ka mbet në ligj atëherë duhet të sqarohet si e tillë”, pohoi Sharku.
Ndërkaq, Ibër Alaj, drejtor i Departamentit për Sport pran Ministrisë së Kulturës, Rinis dhe Sportit, tha se me ligjin e miratuar kërkohet vërtetim mbi vlerën e 10 për qindëshit, transmeton KP.
“Në bazë të ligjit që është miratuar tash së fundmi parashihet që të merret vërtetim mbi vlerën 10 për qind, për shkak se nëse konsiderohet që 10 përqindëshi është në mënyrë të rregullt në bazë të ligjit për sponsorizim, atëherë duhet një vërtetim që dëshmon një kontratë mes palëve, në këtë rast qoftë klub qoftë federatë me sponzorizuesin me vlerë tjetër prej 10 për qind, kështu që ajo duhet të jetë me kontratë. Në bazë të kontratës ne lëshojmë vërtetim që tregojnë së vërtetohet se një sponsorizues po jep fond shtesë mbi 10 për qindëshin e parë dhe 10 përqindëshin e dytë”, theksoi Alaj.
Ndërkaq, përfaqësuesi i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), kërkojë që investimet të jenë më të mëdha në sportin e futbollit, sepse sipas tij, futbolli është sport që i ofron gjera më të mira dhe më të mëdha Republikës së Kosovës.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...