Kuka i lumtur që Trump përmendi suksesin e Kelmendit në urimin për Kosovën

15 Shkurt 2017 - 17:14      

Trajneri historik i xhudos, Driton Kuka, ka shprehur kënaqësinë që SHBA uroi nëntë-vjetorin e pavarësisë së Kosovës duke potencuar suksesin historik të xhudistes Majlinda Kelmendi.

Të martën në mbrëmje, administrata e re amerikane në krye me presidentin Donald Trump uroi Kosovën duke e përgëzuar për sukseset e vitit të shkuar, me ç’rast ka përmendur triumfin e Kelmendit në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

“Në vitin 2016, SHBA ishte e lumtur që pa se Kosova fitoi Medaljen e parë Olimpike dhe Kombëtarja e Kosovës zhvilloi ndeshjen e parë në FIFA”, thuhej në letrën e Sekretarit Amerikan Rex Tillersen.

Tani Kuka ka kthyer përgjigjen duke përmendur po ashtu fitoren e xhudistit Akil Gjakova në turneun e fundit në Paris ndaj një garuesi nga SHBA.

“Kënaqësi kur shteti më i fortë dhe më meritor për shtetin tonë USA uron pavarësinë e Kosovës duke potencuar Medaljen e artë Olimpike të arritur nga Majlinda. Shpresoj që USA dhe Trump s’janë hidhëruar në fitoren e Akilit në Paris kundër garuesit nga USA”, ka shkruar Kuka në Facebook.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...