14 Shkurt 2017 - 17:31
Ky është vendimi që ka marrë futbollisti i njohur kosovar, Argjend Mustafa, i cili u largua nga Tirana, për të nënshkruar me ish-skuadrën e tij, Vushtrrinë, raporton KTV.
Lajmin e rikthimit në futbollin e Kosovës, Mustafa e ka bërë publik nëpërmjet rrjetit social ‘Facebook’.
24-vjeçari ishte pjesë e FC Prishtinës, para se të kalonte në kampionatin e Shqipërisë, ku për 5 vjet luajti për Besën e Kavajës, Partizanin, Laçin dhe së fundmi Tiranën, me të cilën u nda ende pa e nisur aventurën.
Sukseset më të mëdha në elitën e futbollit shqiptar, Mustafa i arriti me Laçin, duke i fituar Kupën dhe Superkupën e Shqipërisë, në vitin 2015.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...