Trepça ‘89 largon sulmuesin Demir Avdiç

14 Shkurt 2017 - 17:24      

Sulmuesi nga Novi Pazari, Demir Avdiç, nuk do të jetë pjesë e Trepçës ’89 në stinorin pranveror.

Ani pse u bë zhurmë e madhe ardhja e boshnjakut në skuadrën kampione të vjeshtës në elitën e futbollit kosovar, megjithatë nuk do ta shohim në futbollin kosovar.

Largimin e Avdiçit nga 89-shi e ka konfirmuar për Sportin në KTV drejtori sportiv i klubit mitrovicas, Veton Çitaku.

Ai ka thënë se futbollisti në fjalë nuk i ka përmbushur kriteret e kërkuara dhe klubi ka vendosur që ta largojë.

“E kemi marrë si përforcim në afatin e janarit, por nuk ka arritur të përmbushë atë që është kërkuar. Ai ka qenë në prova te skuadra jonë dhe e kemi pasur edhe në Turqi në përgatitje, por nuk ka arritur që të tregohet dhe e kemi liruar. Nuk ka qenë nivel që është kërkuar, pasi futbollistë të tillë kemi në skuadrën tonë sa të duash”, ka thënë Çitaku.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...