14 Shkurt 2017 - 08:26
Këtë edicion në turneun final të Kupës do të luajnë të gjitha këto skuadra. Në gjysmëfinalet e së premtes, në palestrën "Minatori" në Mitrovicë, do të përballen Peja me Bashkimin dhe Trepça me Sigal Prishtinën, shkruan sot Koha Ditore.
Pas luftës së fundit vetëm këto katër skuadra kanë fituar Kupën e Kosovës në basketboll. Por është edhe një skuadër tjetër që e ka fituar Kupën e vendit - Vëllaznimi i Gjakovës. Madje ekipi kuqezi, Kupës i është gëzuar më shpesh se Bashkimi i Prizrenit.
Në vitet nëntëdhjetë, pas pavarësimit të sportit kosovar, Vëllaznimi ia doli që plot tri herë të ngadhënjejë në garat për Kupë. Sipas të dhënave zyrtare të Federatës së Basketbollit të Kosovës, Vëllaznimi ka fituar Kupën e parë të Kosovës, atë për edicionin 1991-92 dhe më pas në edicionet 1994-95 dhe 1995-96. Basketbolli kosovar ishte në nivel tjetër atëbotë. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...