13 Shkurt 2017 - 17:05
Gara u zhvillua me pushkë dhe pistoletë ajrore, për femra dhe meshkuj, në programin ndërkombëtar, ku morën pjesë garuesit më të mirë të dyja reprezentacioneve ai i Kosovës dhe Shqipërisë. Gara ishte shumë e suksesshme edhe për faktin se u arritën rezultate të shkëlqyeshme, njofton FSHSK.
Reprezentacioni i Kosovës dominoi në tri disiplinat, kurse në disiplinën në qitje me pistoletë për femra, fitues ishte qitësja nga Shqipëria.
Vendi i parë në konkurrencën individuale, në qitje me pistoletë, i takoi Anila Pavles, me 371 rrathë.
Kurse në konkurrencën e meshkujve, vendin e parë e fitoi Nexhat Sahiti, me 565 rrathë.
Në konkurrencën e femrave, me pushke standarde, vendi i parë i takoi Urata Ramës, me 379 rrathë, kurse në konkurrencën e meshkujve, vendi i parë i takoi Drilon Ibrahimit, me 563 rrathë.
Kupa “Pavarësia 9” iu nda Reprezentacionit shqiptar.
Në këtë garë u arritën këto rezultate:
Femrat – pushkë:
1. Urata Rama, Reprezentacioni i Kosovës, me 379 rrathë
2. Anila Pavle, Reprezentacioni i Shqipërisë, me 370 rrathë
3. Valbona Tuci Reprezentacioni i Shqipërisë, me 369 rrathë
Meshkujt – pushkë:
1. Drilon Ibrahimi, Reprezentacioni i Kosovës, me 563 rrathë
2. Florenc Nuredini, Reprezentacioni i Shqipërisë, me 542 rrathë
3. Olsi Avllazagaj, Reprezentacioni i Shqipërisë, me 540 rrathë
Femrat – pistoletë:
1. Anila Pavle, Reprezentacioni i Shqipërisë, me 371 rrathë
2. Marjana Mata, Reprezentacioni i Shqipërisë, me 363 rrathë
3. Edlira Shyti, Reprezentacioni i Shqiperise, me 362 rrathë
Meshkujt- pistoletë:
1. Nexhat Sahiti, Reprezentacioni i Kosovës, me 565 rrathë
2. Dritan Daka, Reprezentacioni i Shqipërisë, me 560 rrathë
3. Arben Cerina, Reprezentacioni i Shqipërisë, me 556 rrathë
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...