13 Shkurt 2017 - 14:25
Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, vashat e Prishtinës kanë fituar ndaj Vëllaznimit, me rezultat të thellë 84:35, raporton Sporti Total i KTV-së.
Prishtinaset e nisën më mirë takimin duke mbyllur periudhën e parë me epërsi prej 10 pikësh 13:3.
Në çerekun e dytë kryeqytetaset vazhduan me lojë të mirë, duke shkuar në pushimin mes pjesëve me 19 pikë avantazh, 39:20
Prishtinaset e mbajtën të njëjtin ritëm edhe në pjesën e mbetur të takimit, për të arritur fitoren e parë në edicionin e ri të Superligës së Femrave.
Te ekipi i Prishtinës u dallua veterania Arbnore Përquku me 22 pikë kurse te Vëllaznimi më e mira ishte Festa Bicurri që realizoi 13 sosh.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Penti Prishtina nis me fitore në Superligën e... by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...