13 Shkurt 2017 - 13:58
Vashat e Prishtina Volley ishin më të mira se rivalet nga kryeqyteti, duke i mposhtur me lehtësi, 3:0 në sete, raporton Sporti Total i KTV-së.
Në setin e parë, Volleyi fitoi pa shumë mundim 25:15, e po ashtu edhe në setin e dytë, vashat e drejtuara nga trajneri Naser Krasniqi, ishin më të mira se kundërshtaret, duke e fituar me rezultat 25:17.
Në setin e fundit Volley Prishtina e mbylli me rezultat më të ngushtë 25:21.
Volley Prishtina me këtë fitore përforcohet në vendin e katert në tabelë, me 5 fitore dhe 3 humbje, pozitë që i mundëson pjesëmarrjen në fazen e Play-Offit.
Prishtina me këtë humbje mbetet në pozitën e 5-të me vetëm 2 fitore e 5 disfata.
Në xhiron e radhës, javën e ardhshme të dy ekipet luajnë në kryeqytet.
Prishtina e pret Drenasin, ndërsa Prishtina Volley nikoqire e Skënderajit.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
Edicioni i ri i Superligës së Femrave në... by kohanet
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...