Semenya nuk është e entuziazmuar që medaljet e argjendta do t’i kthehen në të arta

13 Shkurt 2017 - 13:25      

Atletja jugafrikane, Caster Semenya, nuk është e entuziazmuar me mundësinë që medaljet e saj të argjendta nga Lojërat Olimpike “Londra 2012” dhe Botërori 2011 të kthehen në të arta, pas suspendimit për doping të atletes ruse Mariya Savinova-Farnosova.

Ruses i janë marrë titujt e fituar të premten kur Gjykata e Arbitrazhit për Sport (CAS) ka konfirmuar suspendimin katërvjeçar për të, duke thënë se ka dëshmi të qarta që ajo ka përdorur doping, shkruan sot “Koha Ditore”.

Semenya kishte përfunduar prapa saj si në Botërorin 2011 në Daegu ashtu edhe në Lojërat Olimpike në Londër një vit më vonë, dhe tash pritet të bëhet kampione e dyfishtë olimpike në vrapim 800 metra, pasi ka fituar të artën në Lojërat Olimpike në “Rio de Janeiro 2016”.

“Unë kam folur me të dhe të dy jemi të pajtimit se ndjenja nuk është e njëjtë. Ne nuk ishim atje në podium dhe nuk përjetuam ndjenjat e intonimit të himnit, kështu që është disi si ujë nën urë për ne. Nuk është ndjenja e njëjtë që ishte në Rio vitin e kaluar. Është mirë kur mësohet se mashtruesit po kapen edhe pesë vite më vonë, por nuk është ndonjë gjë për t’u entuziazmuar”, ka thënë trajneri i Semenyas, Jean Verster.

Semenya 26-vjeçare është dashur të përballet me polemika gjatë karrierës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...