13 Shkurt 2017 - 12:58
Durant shënoi 34 pikë derisa ishte fishkëllyer përgjatë gjithë ndeshjes, dhe Golden State Warriorsat e tij triumfuan 130:114 në ndeshjen e së shtunës mbrëma ndaj Oklahoma City Thunderave, shkruan sot “Koha Ditore”.
Ishte ndeshja e parë e Durantit në Oklahoma, që kur u largua nga Thunderat pas tetë stinorëve për t’iu bashkuar rivalit Golden State si lojtar i lirë në verë. Tifozëria e fishkëlleu gjatë nxehjeve para ndeshjes, gjatë prezantimit dhe sa herë që preku topin.
“Basketbolli është argëtues në përgjithësi, veçanërisht në ambiente si këto. Tifozëria ishte e jashtëzakonshme. Ishin shumë të zhurmshëm, aq të zhurmshëm nuk i kam dëgjuar ndonjëherë”, ka thënë Durant.
Russell Westbrook bëri çdo gjë për Oklahoman, shënoi 47 pikë, pati edhe 11 kërcime e tetë asistime... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...