Feuz gëzon tifozët zviceranë me të artën

13 Shkurt 2017 - 12:27      

Me shpresat e gjithë vendit të vet të varura në të, skitari zviceran Beat Feuz nuk ka zhgënjyer, duke fituar të dielën medaljen e artë në disiplinën e lëshimit në Kampionatin Botëror të skijimit alpin që po mbahet në St. Moritz.

Numri 13 me të cilin startoi u duk me fat për Feuzin, i cili e përfundoi garën me kohë 1:38.91 minuta. Skitari kanadez, Erik Guay, i dha pak frikë Feuzit, por doli në fund i dyti me një disavantazh prej 0.12 sekondave, shkruan sot “Koha Ditore”. Për Guayn ishte medalja e dytë në Botërorin në St. Moritz, pasi fitoi të artën në Super-G. Medaljen e bronztë të dielën e fitoi austriaku Max Franz.

Gara ishte triler, ku epërsia në mënyrë konstante ndërronte dorë dhe garuesit kalonin njëri-tjetrin me dallimet nga më të voglat. Rreth 50 mijë adhurues sa ishin mbledhur kremtonin, por njëkohësisht prisnin në ethe derisa Beat Feuz arriti në vijën e finishit, si lider dhe e mbajti atë epërsi deri në fund.

"Të fitoj medaljen e artë në shtëpi para tifozëve zviceranë, nuk kam mundur të kërkoj më tepër. Ishte garë e ngushtë sot dhe fitorja ka mundur të shkojë te çdokush, por jam shumë i lumtur që medalja e artë erdhi tek unë", ka thënë Feuz përcjellin mediumet zvicerane... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...