Kosova pa gjasa për të fituar medalje në Festivalin Dimëror

13 Shkurt 2017 - 12:10      

Kosova nuk pritet të fitoi medalje në pjesëmarrjen e parë në Festivalin Evropian Olimpik Dimëror për të Rinj (EYOWF). Kosova në EYOWF që mbahet në Erzurum të Turqisë, përfaqësohet me pesë sportistë, ndërsa është Komiteti Olimpik i Kosovës që ka shpalosur "synimet".

Në KOK vetëm shpresojnë që paraqitja e skitarëve Adea Haxhidauti, Lyra Hoxha, Arbi Pupovci, Vernor Gjurkaj e Grenita Grazhda të jetë sa më e mirë, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ceremonia hapëse e kësaj ngjarje për sportistët prej 14 deri në 18-vjet është mbajtur të dielën, ndërsa të hënën (sot) nisin garat. Është ky edicioni i 13-të i Festivalit Evropian Olimpik Dimëror për të Rinj. Ngjarja përfundon më 17 shkurt, ndërsa gjithsej garojnë mbi 600 garues të 34 shteteve evropiane. Do të garohet në nëntë sporte të ndryshme dimërore.

Katër sportistë të Kosovës do të garojnë në skijim alpin, përkatësisht në sllallom dhe sllallom të madh. Grenita Grazhda garon në snoubord. Sportistët kosovarë kanë zhvilluar stërvitje në qendrën e skijimit në Turqi dhe janë njoftuar me shtegun.

Kryetari i KOK-ut, Besim Hasani ka thënë se Festivali do të jetë përvojë e mirë para Lojërave Olimpike Dimërore të vitit të ardhshëm... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...