13 Shkurt 2017 - 11:50
Për Lausannen golin e vetëm e shënoi mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës, Benjamin Kololli, në minutën e 57-të, shkruan sot “Koha Ditore”.
Për Ajetin 19-vjeçar ky ishte goli i shtatë në 14 paraqitje. Ka kontribuar edhe me një asistim, kurse për Kolollin 24-vjeçar ishte goli i katërt i shënuar në 12 paraqitje. Ai po ashtu ka edhe një asistim.
Ajeti e Kololli nuk ishin futbollistët e vetëm shqiptarë që këtë fundjavë kanë realizuar gola në ndeshjet e kampionatit të Zvicrës. Në katër prej pesë ndeshjeve të xhiros, futbollistët shqiptarë lanë gjurmën e tyre - me gol.
"Edhe njëherë St. Gallen fiton ndeshjen falë Albian Ajetit. Ajeti zakonisht është lojtar shumë i rëndësishëm për ekipin. Është një lojtar i palodhshëm që gjithmonë provon t'i shfrytëzojë gabimet e ekipeve kundërshtare", shkruan "fm1today.ch". Ajeti u vlerësua me notën pesë.
Të dielën gol shënoi edhe mesfushori i përfaqësueses së Kosovës, Hekuran Kryeziu. Kryeziu 24-vjeçar shënoi në fitoren që skuadra e tij Luzern e arriti ndaj Young Boys me rezultatin 4:1. Kryeziu shënoi golin e dytë në minutën e 31-të... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...