13 Shkurt 2017 - 11:29
Majlinda të shtunën, edhe njëherë, dominoi pa telashe në kategorinë deri 52 kilogramë, në të cilën tashmë ka medaljen e artë olimpike, dy tituj të botës për seniorë e dy tituj të Evropës, shkruan sot “Koha Ditore”.
25-vjeçares nga Peja nuk i morën asnjë pikë në katër luftërat që i zhvilloi në arenën më të madhe të xhudos, atë "AccorHotels Arena" në Paris. Ishin 11 mijë shikues në arenë në bllokun final të luftërave.
Majlinda, si bartëse e parë, nisi me një fitore të lehtë ndaj kanadezes Ecaterina Guica. Më pas mposhti francezen Astride Gneto dhe në gjysmëfinale amerikanen Angelica Delgado.
Në finale, Majlinda përballë e kishte japonezen Natsumi Tsunoda. Ishte vetëm përballja e parë me Tsunodan, që vetëm në dhjetor të vitit të kaluar ka nisur të përfaqësojë vendin ku ka lindur xhudo, në arenën ndërkombëtare. Majlinda ishte e sigurt në finale dhe arriti fitoren me një hedhje që e realizoi me kundërsulm... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...