Bashkimi fiton me vështirësi ndaj Yllit [video]

13 Shkurt 2017 - 11:05      

Bashkimi ka shënuar fitore të vështirë në udhëtim ndaj Golden Eagle Yllit, duke e mposhtur me rezultat të ngushtë 73:71, në një ndeshje dramatike deri në sekondat e fundit.

Dy gjuajtjet e lira të cilat i shënoi Marko Popoviq, në sekondat e fundit të ndeshjes, ishin vendimtare për t’i dhënë fitore ekipit të tij, në xhiron e 18 e Superligës në basketboll, raporton Sporti Total i KTV-së.

Ylli, përkundër dominimit në këtë takim, nuk arriti që në fund të ndeshjes ta ruajë epërsinë, duke e humbur ndeshjen.

Lojtari më i dalluar në këtë takim te vendasit ishte Chris Oliver, me 21 pikë 10 kërcime dhe dy asistime përderisa te Bashkimi, Justin Black me 25 pikë, shtatë kërcime dhe katër topa të vjedhur.

Pas ndeshjes ndihmës-trajneri i Yllit, Arbnor Rifati, tha se fati nuk ishte me ekipin e tij në këtë ndeshje.

Ndryshe i lumtur me fitoren u shpreh trajneri i Bashkimit, Dragan Radovic.

“Jam i kënaqur me rezultatin pasi që dihet që ylli e ka një teren shumë të nxehtë dhe kanë pasur probleme edhe ekipet të tjera por me rëndësi është fitorja në këtë takim”, ka thënë Radovic.

Pas kësaj fitoreje Bashkimi renditet në pozitën e tretë me 29 pikë, përderisa Ylli në vendin e pestë me 26 pikë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...