Turneu për nder të sportistëve mitrovicas [video]

13 Shkurt 2017 - 10:11      

Me iniciativë të ish-portierit mitrovicas, Enes Shosholli, të dielën në Mitrovicë është organizuar turneu i veteranëve të futboll të vogël¸ me pjesëmarrës nga të gjitha qendrat e Kosovës.

Turneu kishte karakter përkujtimor për të nderuar tre njerëzit e mëdhenj të sportit mitrovicas, Habib Sylejmani, Bahri Llapashtica dhe Kemajl Broja, raporton Sporti Total i KTV-së.

Këtë turne e hapi trajneri i mirënjohur kosovar, Ajet Shosholli përderisa organizatori i këtij turneu Enes Shosholli, ka falënderuar ekipet pjesëmarrëse duke treguar se pritet të jetë tradicional.

Trajnerë të njohur kishin ardhur të nderojnë këtë turne, ndër ta edhe trajneri Fahredin Duraku.

I pranishëm me ekipin e veteranëve të Gjilanit, ishte edhe ndihmës-trajneri i Përfaqësueses së Kosovës, Muharrem Sahiti.

Ky turne u mbajt për herë të parë përderisa pritet të mbahet çdo vit dhe të bëhet tradicional, në qytetin e Mitrovicës.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...