13 Shkurt 2017 - 09:14
Tash e gjashtë vjet, 28-vjeçarja luan me mjaft sukses në kampionatin e Kosovës, duke qenë një ndër hendbollistet më të mira dhe më të kërkuara, raporton Sporti Total i KTV-së.
Beba karrierën e saj në Kosovë e nisi te skuadra e Kastriotit, duke fituar gjithçka në hendbollin e Kosovës. E kjo aventurë i dha famë asaj, duke mbetur në hendbollin e Kosovës, pasi ajo luajti më pas edhe te Prishtina dhe së fundi te Shqiponja e Gjakovës.
Hendbollistja shqiptare nga Maqedonia, me kontratë është e Prishtinës, por ajo kërkohet me ngulm edhe nga ekipet të tjera të Kosovës për t’i ndihmuar në garat ndërkombëtare.
Përkundër se tashmë ka shumë vjet në Kosovë, ajo thotë se vitet më të mira deri më tani në hendbollin e Kosovës, i ka kaluar në ekipin e Kastriotit.
Beba së fundi është shpallur edhe hendbollistja më e mirë e vitit 2016 në Kosovë, nga Federata e Hendbollit të Kosovës, përderisa aktualisht aktivizohet te Prishtina.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...