Alpinistët e KA Prishtinës, pushtuan Majën e Vollujakës, para ngjitjes në Everest [foto/video]

12 Shkurt 2017 - 23:57      

Një ditë e jashtëzakonshme ishte e diela, ku Klubi Alpin Prishtina, arriti të ngjitet në Majën e Vollujakës, 2068 metra të lartë.

Herët në mëngjes, adhuruesit e alpinizmit u mblodhën dhe nisja për në pushtimin e majës që gjendet në Shtupeç të vogël, fshat i Rugovës në Pejë, u bë në ora 07:07 minuta.

Pas një pauze të shkurtër, autobusi i mbushur me afër 50 vetë, mbërriti në Rugovë në 09:22 minuta.

Nëntë minuta më pas u bë përgatitja për nisje, me Haki Hasanramaj që ishte udhëheqës i grupit kësaj radhe.

Në mesin e atyre që synonin ngjitjen në këtë majë ishin edhe tre nga alpinistët që në mars do të synojnë ngjitjen më të rëndësishme të jetës së tyre.

Ngjitja në majën më të lartë në botë, Mount Everest, atje ku nuk ka arritur ende asnjë ekip nga Kosova, e të cilën synojnë ta bëjnë alpinistët e klubit Prishtina, Nazmi e Haki Hasanramaj, Arineta Mula dhe Qëndrim Sopi.

Pak orë pas mesditës, alpinistët pas disa pushimeve paraprake, e bën pushimin e fundit, për përmbushjen e synimit.

Saktësisht në 14 e 34, alpinistët e klubit Prishtina, pas një dite të lodhshme me 5 orë ecje, së bashku iu gëzuan arritjes në cak.

Nazmi Hasanramaj e Qëndrim Sopi, pjesëtarë të klubit alpin Prishtina, folën rreth kësaj ekspedite, derisa u përmendën edhe përgatitjet e radhës për pushtimin e Everestit dhe aspektin financiar.

Pas një pauze të shkurtër, pjesëtarët dhe alpinistët prishtinas, e morën rrugëtimin prapa.

Përsëri, rrugë e mundimshme por, e kënaqshme në të njëjtën kohe, pasi pamja e bukur vjen gjithnjë pas një ngjitjeje të vështirë.

Tani, ëndrra e radhës për Nazmi Hasanramaj, Qëndrim Sopi, Arineta Mula e Haki Hasanramaj, padyshim është prekja e Everestit, 8800 metra lartësi mbidetare. Këtë mision, katër alpinistët nga Kosova do të duhet ta përfundojnë për dy muaj e gjysmë, që edhe flamuri i Kosovës të përfundojë atje. 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...