Neuer: I dimë aftësitë e Arsenalit

12 Shkurt 2017 - 22:21      

Portieri i Bayernit, Manuel Neuer, thotë se Arsenali është në gjendje të sjellë momente të mrekullueshme dhe disa ndeshje të dobëta, pak ditë para përballjes në Ligën e Kampionëve.

Dy klubet e njohura javën e ardhshme takohen në fazë ne 1/8-ës në “Champions”, që është ndeshja e shtatë në katër vjetët e fundit.

“Pjesë të punës sime e konsideroj të shikoj edhe kundërshtarët dhe për të parë stilet e tyre të lojës, karakteristikat, kualitetet dhe lëvizjet e tyre. Kam parë lojtarët e Arsenalit shpesh, disa nga ta edhe në kombëtare e disa janë edhe bashkëlojtarë të mi për Gjermaninë. Andaj, jam në dijeni, dhe do t’i analizojmë të tjerët për të cilët nuk jemi shumë të përgatitur”, ka thënë ai për “The Guardian”. “E dimë nga eksperienca se në ndeshje të tilla ndaj rivalëve të fortë mund të ndodhë gjithçka, vetëm nuancat mund të bëjnë ndryshimin. Arsenalit i pëlqen ta mbajë topin, ashtu edhe neve. Sikurse ne, ata kanë ngritjet dhe rëniet këtë sezon, momente të mrekullueshme dhe disa ndeshje të dobëta. Nuk është shorti i përsosur për ne. Por as ne nuk jemi për ata”.

Takimi i parë zhvillohet në Alianz Arena më 15 shkurt.

 

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...