Henry: Kante tashmë është “Lojtari i Vitit”

12 Shkurt 2017 - 13:07      

Thierry Henry e ka mbështetur mesfushorin e Chelseat, N’Golo Kante që ta fitojë çmimin e “Lojtarit të Vitit” pas sezonit të parë të jashtëzakonshëm me klubin londinez.

Francezi kishte ndihmuar Leicesterin sezonin e kaluar për ta fituar titullin e Premier Ligës, u transferua në verë te Chelsea, dhe është një nga më të rëndësishmit nën menaxhimin e Antonio Contes, transmeton Koha.net.

“Isha në stërvitjet e Chelseat javën e kaluar për të shikuar Eden Hazardin dhe takova Kanten në dhomat e zhveshjes. Qëndrova para tij, dhe e preka në kraharor. Vetëm doja ta shikoja nëse ishte i vërtetë. ‘Ti je i vërtetë’, i thashë dhe ai më pas qeshi”, është shprehur Henry për The Sun.

Ai më tutje tregon se përse Kante e meriton të shpallet më i miri në ligë për këtë vit.

“Nuk shoh asnjë arsye pse ai nuk duhet të shpallet ‘Lojtari i Vitit’ në fund të sezonit. Ka shumë kandidatë të mirë këtë sezon, por zakonisht lojtarët si Kante nuk vërehen. Ata na mungojnë vetëm kur nuk janë më aty, por Kante është special, atë e vëreni. Ai është aq i mirë, sa që ai duhet t’i thotë vetes ‘N’Golo, ti shko dhe unë të mbuloj’. Është art të nuhasësh rrezikun, të luftosh, të ndërpresh”, është shprehur Henry.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...