12 Shkurt 2017 - 11:10
Në vend se të sfidonte ligjet e gravitetit me motoçikletën e tij, gjë që bën rregullisht top piloti botëror, Marquez po përballej me një sfidë tjetër: ai përpiqej të respektonte rregullat në shtëpinë e së ëmës pas një stërvitjeje noti me vëllanë e vogël, Alexin.
"Nuk bën që peshqirin e lagur ta fusësh brenda në qese", iu shpjegonte Roser Alenta djemve të saj, duke i udhëzuar ata që t'i vendosnin për t'u tharë. "Ata mund të jenë kampionë bote, por ende mbesin fëmijët e mi. Kështu që, ata duhet t'i kryejnë punët në shtëpi ashtu siç duhet".
Pilotët që janë bërë kampionë bote, Marc Marquez në serinë e famshme MotoGP, kurse ALex Marques në Moto3, shpesh udhëtojnë nëpër parajsat si Monaco e Zvicër. Por, vëllezërit Marquez kanë mbetur nën vëzhgimin e prindërve në shtëpinë e tyre të përbashkët.
Kjo do të thotë se - Marc pas udhëtimeve të shumta nëpër botë, ku mban garat dhe merr rreth pesë milionë euro në vit, ende fle në krevatin e tij të vjetër, saktësisht në dhomën e fëmijërisë të dekoruar me vetura, lodra që ia blinte i ati....(më gjerësisht lexoni sot në “E Diela me Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...