Kuka nga Parisi: Të mëdhenj janë shqiptarët

11 Shkurt 2017 - 21:13      

Trajneri i mirënjohur Driton Kuka përmes një postimi në Facebook ka thënë se shqiptarët janë të mëdhenj, pas sukseseve që patën sportistet e tij.

Distria Krasniqi mori të bronztën sot në Grand Slamin në Paris, përderisa Majlinda Kelmendi vazhdoi dominimin në xhudon botërore, duke rrëmbyer për herë të katërt radhazi medaljen e artë në Paris, transmeton Koha.net.

“Disa e bronztë, Majlinda e artë, Nora lufton për pak. Të mëdhenj janë shqiptarët. Live Bercy Paris Grand Slam”, ka shkruar Kuka në Facebook, përderisa ka ndarë një foto së bashku me Majlindën.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...