Foto: Reuters

Këndellet Liverpool, arrin të mposhtë Tottenhamin

11 Shkurt 2017 - 20:22      

Pas një serie të ndeshjeve pa fitore, Liverpooli më në fund ka arritur të gjejë rrugën e fitores.

“Të Kuqtë” shënuan fitore prej 2 me 0 në Anfield Road ndaj Tottenhamit, raporton Koha.net.

Ishte Sadio Mane ai që shkëlqeu në këtë takim duke shënuar të dy golat.

Golin e parë e shënoi në minutën e 16 pas asistimit të Wijnaldum, dhe pas dy minutave ai shënoi për 2 me 0, që doli të ishte edhe rezultati përfundimtar i takimit.

Liverpooli me këtë fitore arrin në kuotën e 49 pikëve, dhe merr vendin e katërt.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...