Foto: Reuters

Barcelona “shkel” Alavesin, merr kreun

11 Shkurt 2017 - 18:23      

Barcelona ka shënuar fitore të thellë prej 0-6 në udhëtim tek Alavesi.

Në pjesën e parë për katalunasit shënuan Suarez e Neymar në minutat 37, respektivisht 40, raporton Koha.net.

Leo Messi e çoi rezultatin në 0-3 në minutën e 59, kurse pas katër minutave Alexis shënon autogol.

Në listën e golashënuesve u regjistrua edhe Ivan Rakitiq që shënoi për 0-5 në minutën e 65, dhe vetëm pas dy minutave Suarez shënoi edhe golin e tij të dytë në këtë ndeshje, që doli të ishte i fundit.

Barcelona në finale të Kupës do të përballet pikërisht me kundërshtarin e sotëm.

Me këtë fitore Barcelona merr kreun me 48 pikë, por ka 3 ndeshje më shumë të zhvilluara se Real Madridi që ka 46 pikë.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...