11 Shkurt 2017 - 11:11
Trajneri i Stoket, Mark Hughes, ka thënë se Shaqiri nuk është rikuperuar plotësisht dhe i duhet të pauzojë edhe këtë ndeshje.
Stoke City të shtunën (sot) luan kundër Crystal Palacet (16:00), në kuadër të xhiros së 25-të në Premier League. Shaqiri shkaku i lëndimit të muskulit i ka munguar Stoket edhe në ndeshjet e fundit kundër WBA-së dhe Evertonit.
"Duket se Shaqiri nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me Crystal Palacen. Në testet e fundit që kemi bërë, kemi konstatuar se ai nuk është rikuperuar plotësisht", është shprehur Hughes.
Shaqiri, 25-vjeçar, këtë edicion ka pasur telashe më lëndime dhe deri më tani ka vetëm 14 ndeshje, ku ka shënuar tre gola. Stoke City zë vendin e 11-të me 29 pikë.
© KOHA
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...