IJF: Majlinda kërkon të vazhdojë dominimin në Paris

11 Shkurt 2017 - 10:07      

Majlinda Kelmendi do të kërkojë të vazhdojë për të katërtin vit dominimin në Paris, në garën prej më kryesoreve të xhudos.

Kështu ka shkruar të premten sajti i Federatës Ndërkombëtare të Xhudos në paralajmërimin e Grand Slamit të Parisit, që mbahet të shtunën (sot) e të dielën. Të premten është hedhur edhe shorti, shkruan sot Koha Ditore.

Për Kosovën, të shtunën, në ditën e parë të garave do të garojnë Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi e Akil Gjakova.

Për kampionen olimpike, Majlinda Kelmendi, kjo është gara e parë individuale pas suksesit historik të arritur në gushtin e vitit të kaluar. Ajo është bartësja e parë në kategorinë deri 52 kilogramë.

Në luftën e parë përballet me fituesen e luftës mes Ecaterina Guicas së Kanadasë dhe Abi Betsabe Cardozo Madaf të Argjentinës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...