Prishtina e Rahoveci ngatërrojnë lojtarët në aeroport

11 Shkurt 2017 - 09:37      

Aq shumë lojtarë të huaj vijnë në Kosovë sa klubet, përkatësisht të deleguarit e tyre, e kanë të vështirë t'i njohin që të gjithë, shkruan sot Koha Ditore.

Nëse ndodh që në të njëjtën kohë në Kosovë të arrijnë dy basketbollistë të huaj, të klubeve të ndryshme, atëherë ka gjasa që anëtaret e klubeve të kenë vështirësi të dallojnë se cili është lojtari i tyre. E pikërisht një situatë e tillë ka ndodhur të enjten mbrëma në Aeroportin e Prishtinës.

Në të njëjtën kohë kanë zbarkuar basketbollisti i ri i Sigal Prishtinës, amerikani Mike Moser dhe basketbollisti i ri i Rahovecit, amerikani Ronald Farmer-Blanchard. Moser është i gjatë 203 centimetra, ndërsa Farmer-Blanchard i gjatë 208 centimetra. Me gjithë dallimin në gjatësi, në aeroport është paraqitur një situatë e pazakontë.

Në fakt i deleguari i klubit Prishtina ka hasur fillimisht në basketbollistin e Rahovecit dhe pa konfirmuar se për cilin lojtar bëhet fjalë e ka marrë atë me vete për ta dërguar në Prishtinë. Kur në aeroport janë paraqitur zyrtarë të Rahovecit, aty kanë gjetur Moserin, përkatësisht lojtarin e Prishtinës. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...