11 Shkurt 2017 - 08:33
Më shumë se lojtarët që nuk po luajnë, Bunjakin e brengos fakti se nuk e di nëse do të mundë të llogarisë në të gjithë lojtarët që dëshiron, për ndeshjen me Islandën. Para së gjithash, për Bunjakin do të jetë brengosëse nëse mbrojtësi Loret Sadiku nuk e fiton të drejtën të luajë për Kosovën deri më 24 mars, kur zhvillohet takimi me Islandën, në Shkodër.
Sadiku nuk ka luajtur ende ndeshje kualifikuese, pasi nuk e ka lejen e FIFA-s për këtë. Atij i janë paraqitur komplikime pasi pas karrierës me të rinjtë e Suedisë kishte bërë kërkesë të luante për Shqipërinë.
Sadiku ishte shtyllë e Kosovës në miqësore, por Bunjaki nuk ka mundur të llogarisë në të në katër ndeshjet e para eliminatore. (Më gjerësisht mund të lexoni sot në Koha Ditore).
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...