10 Shkurt 2017 - 23:31
Klubi nga kryeqyteti e arriti finalen e Kupës pas fitores së thellë prej 7 me 3, e cila u zhvillua në palestrën "Minatori" në Mitrovicë, raporton Koha.net.
Në radhët e Prishtinës nga dy gola shënuan Durim Qorri, dhe Xhon Gegaj, kurse të tjerat u shënuan nga Mërgim Dervishaj, Shefki Kamberi e Faton Zejnullahu.
Kurse për Drenicën shënuan Faton Mziu, Blend Bejta dhe Florim Thaçi.
Kundërshtarin e saj në finale Prishtina do ta mësojë pas përfundimit të ndeshjes tjetër gjysmëfinale që do të zhvillohet ndërmjet Liburnit dhe Besës të dielën, në palestrën "Shani Nushi" në Gjakovë.
Finalja e madhe do të zhvillohet më 17 shkurt.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...