Bale pritet të rikthehet në mars

10 Shkurt 2017 - 21:38      

Trajneri i Real Madridit, Zinedine Zidane shpreson që ta ketë në dispozicion Gareth Bale në fillim të muajit mars.

Bale është jashtë fushave që prej muajit nëntor shkaku i një operacioni që bëri për lëndimin e pësuar ndaj Sporting Lisbon në Ligën e Kampionëve.

Zidane në një konferencë për media nuk ka dhënë datën e saktë të rikthimit, por shpreson që Bale të jetë i gatshëm për ndeshjen e dytë kundër Napolit në Ligën e Kampionëve që zhvillohet më 7 mars.

“Shpresoj që Bale të jetë me ne para ndeshjes kthyese kundër Napolit. Ai ende nuk është rikthyer në stërvitje me ekipin, që është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Zidane.

“Ai është mirë. Po punon mirë dhe është i vendosur”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...