Conte: Gjashtë ekipe janë në garë për titull

10 Shkurt 2017 - 17:23      

Menaxheri i Chelseat, Antonio Conte, ka pohuar se gjashtë ekipe janë ende në garë për titullin e Premier Ligës, edhe pse skuadra e tij është në krye të tabelës me nëntë pikë më shumë.

Italiani ka mohuar se gara për titull ka përfunduar, përkundër faktit se ata kanë siguruar 16 fitore dhe një humbje në 18 ndeshjet e fundit.

Tottenhami mund të jetë gjashtë pikë prapa në kohën kur Chelsea do të takohet me Burnleyn, por Conte ka insistuar se Spurs, Arsenali, Manchester City, Liverpooli dhe Manchester Unitedi janë ende në garë për titull.

“Mendoj se deri në fund të këtij sezoni, ne do të kemi shumë presion. Besoj se edhe nëse luajmë para apo prapa ekipeve tjera, presioni do të jetë i njëjti nëse kundërshtari fiton pikë. Nëse kundërshtari nuk fiton, atëherë keni mundësi që të keni më shumë pikë. Kemi përvojë për t’u përballur me këso situata”, ka thënë Conte.

“Është e rëndësishme të mendojmë për vete. Për ne është e rëndësishme loja kundër Burnleyt, sepse e dimë se jemi në krye të tabelës dhe mund të llogarisim në lojën tonë. Pastaj nëse vijnë lajme të mira nga ekipet tjera, ne do të jemi të lumtur, por duhet të mendojmë për vete”.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...