Maradona zgjidhet ambasador i FIFA-s

10 Shkurt 2017 - 15:38      

Legjenda e futbollit argjentinas do të nisë një punë të re. Diego Maradona ka konfirmuar se do të marrë postin e ambasadorit të FIFA-s, duke mos e fshehur kënaqësinë për detyrën në institucionin më të lartë të futbollit që sipas tij.

Argjentinasi ka qenë një prej kritikëve më të ashpër të ish-presidentit Sepp Blatter, i cili u largua nga detyra pas skandalit të korrupsionit që tronditi FIFA-n në vitin 2015 dhe tashmë është përjashtuar nga çdo detyrë që e lidh me futbollin, transmeton kp.

56-vjeçari, ka njoftuar përmes një postimi në Facebook për misionin e tij të ri.
“Tashmë është zyrtare. Më në fund mund të realizoj një prej ëndrrave të jetës, të punoj për një FIFA të pastër dhe transparente, përkrah njerëzve që realisht e duan futbollin. I falënderoj të gjithë ata që më kanë mbështetur në këtë sfidë të re”, ka shkruar ai.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...