Një mësues është bërë makineri e golave në rangjet e ulëta

10 Shkurt 2017 - 11:23      

Dan Westwood është duke dominuar konkurrencën në kategorinë e dhjetë të Anglisë. Shifrat e tij të golave janë të çmendura për çdo rang të futbollit të të rriturve. Sulmuesi është duke u përcjellë nga ekipe të të gjitha rangjeve, madje edhe nga ato të Premier Leagues së Anglisë. Ai dëshiron të provojë nëse mund të luajë në rangjet më të larta të futbollit anglez, shkruan sot Koha Ditore.

Dan Westwood është një mësues nga Wolverhamptoni. Por punë tjetër me gjysmë orari që e bën në mbrëmje dhe në fundjavë është të shënojë gola për skuadrën e futbollit Wolverhampton Sporting CFC dhe është një prej sulmuesve më të spikatur në rangjet e ulëta të futbollit anglez.

Bilanci i Westwoodit është diçka si i lojërave kompjuterike. Të shtunën e kaluar ai shënoi dy gola në fitoren 6:1 ndaj Gornal Athleticut. Goli i parë ishte nga një ekzekutim fenomenal i gjuajtjes së lirë, që ishte goli i tij i 100-të për klubin në vetëm ndeshjen e 72-të. Këtë stinor ai ka shënuar tashmë 54 herë, përfshirë pesë "hat-tricka" rresht.

Sulmuesi 25-vjeçar luan në West Midlands Regional League Premier Division, që është rangu i dhjetë i garave në futbollin e Anglisë, por shifra e golave të tij është e pazakontë në futbollin anglez, pavarësisht rangut. Si rezultat ai është duke u përcjellë nga klube nga të gjitha divizionet, përfshirë edhe atë të Premier Leagues.

Është ngritje e madhe. Në fillim të stinorit të kaluar Westwood po luante në Sunday League, që është ligë vetëm për amatorë dhe ia kishte kthyer shpinën lojës gjysmëprofesioniste.
Wolverhampton Sporting e bindi të provonte: dhe 16 muaj më vonë me 101 gola me firmën e tij bëjnë të duket se vendimi ishte i qëlluar.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...