Bashkimi formon ekip për të ëndërruar Kupën dhe titullin

10 Shkurt 2017 - 11:20      

"Besoj se mund të japim më të mirën në garat e Kupës dhe nëse angazhohemi maksimalisht e luftojmë deri në fund, atëherë mund të befasojmë. Ky ekip është krejtësisht tjetër nga ai i fillimit të edicionit", ka thënë, të enjten, trajneri i Bashkimit, Dragan Radoviq. Kjo skuadër tashmë ka pesë të huaj në formacion, pa llogaritur Mikaile Tmushiqin që po llogaritet vendor, shkruan sot Koha Ditore.

Skuadra e Bashkimit po synon t'i japë fund pritjes së gjatë për një trofe fundjavën e ardhshme. Prizrenasit ia kanë "vënë syrin" Kupës së Kosovës, trofe që e kishin fituar në vitin 2001 dhe është i vetmi në vitrinat e këtij ekipi.

Bashkimi është kualifikuar në "Final-Four" të Kupës së Kosovës, që do të mbahet në Mitrovicë (17-19 shkurt), pjesë e të cilit janë edhe Sigal Prishtina, Peja e Trepça. Në gjysmëfinale, Bashkimi do të luajë kundër Pejës, derisa Trepça do të përballet me Sigal Prishtinën. Në të vërtetë, dueli mes Bashkimit dhe Pejës do të jetë i pari për këto skuadra këtë edicion. Ato ende nuk janë përballur në kampionat, pasi të dy duelet janë shtyrë me kërkesë të Pejës e Bashkimit, për shkak të angazhimeve në FIBA Europe Cup, përkatësisht në BIBL.

Bashkimi i ka marrë me seriozitet Kupën dhe pjesën e mbetur të kampionatit. Së fundi ka angazhuar edhe disa lojtarë të huaj dhe tash ka pesë në dispozicion. Para disa ditëve, Bashkimit në stërvitje i janë bashkuar amerikanët Justin Black e Antonio Jenifer, kurse këtë javë në Prizren pritet të mbërrijë edhe Garrius Adams.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...