AKP-ja pret që Komuna e Mitrovicës të veprojë për objektet sportive

10 Shkurt 2017 - 09:28      

Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP), që ka vendosur në likuidim objektet sportive në Mitrovicë, vlerëson se Komuna e Mitrovicës nuk ka reaguar me kohë dhe nuk ka shfrytëzuar deri më tash mundësitë për t'i mbajtur këto prona, duke i shpallur me interes të veçantë, shkruan sot Koha Ditore.

Por AKP-ja shton se ka edhe pak kohë që këto objekte të shpëtohen "përmes rrugëve tjera". Komuna e Mitrovicës ka pranuar ngecjen, por ka premtuar se do të bëjë të pamundurën që objektet sportive të mbesin në dispozicion të sportit dhe sportistëve mitrovicas.

Stadiumi me fushën prej më të mirave në vend, ai "Riza Lushta" dhe palestra ndoshta më e mirë në vend, "Minatori", janë në likuidim tashmë dhe në të ardhmen mund të dalin në shitje. Këto dy objekte me rëndësi për sportin janë në qytetin e Mitrovicës dhe Komuna e Mitrovicës përkatësisht Bordi i Drejtorëve të kësaj komune të hënën reagoi dhe kërkoi që objektet në fjalë të shpëtohen nga likuidimi.

Por Komuna e Mitrovicës dhe Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport e saj nuk ka reaguar me kohë lidhur me këtë proces që mund t'i bëjë objekte private në të ardhmen, si "Riza Lushtën" ashtu edhe "Minatorin".

Kështu të paktën vlerëson Agjencia Kosovare e Privatizimit (AKP) që edhe ka vendosur në likuidim objektet sportive me rëndësi për qytetin me shumë probleme të Mitrovicës.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...