Rinovimi i stadiumit s'do të mbarojë me kohë shkaku i lejes

10 Shkurt 2017 - 08:39      

Pas përfshirjes së rekomandimeve të UEFA-s në planin fillestar për rinovimin e stadiumit të qytetit të Prishtinës, MKRS-së si palë e autorizuar në këtë proces i duhet leje e re nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor, shkruan sot Koha Ditore.

Në fillim e kishte lejen për rinovim, por tash i duhet për ndërtim, meqë do të preket struktura e stadiumit me hapjen e portave të reja. Zyrtarë të MKRS-së thonë se ky proces mund t’i zgjasë punimet për disa muaj. Stadiumi është planifikuar të përfundojë në gusht, dhe në shtator Kosova të luajë ndeshje eliminatore, por ky skenar tashmë duket i pamundur.

Rinovimi i stadiumit të qytetit të Prishtinës nuk do të përfundojë në fund të muajit gusht, ashtu siç ishte paraparë nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS), si financuesja kryesore e këtij projekti.

Për të vazhduar punimet në bazë të rekomandimeve që UEFA ka dhënë në tetor të vitit të kaluar, MKRS-ja si palë e autorizuar nga pronarja e stadiumit - Komuna e Prishtinës, duhet të marrë leje të re nga Ministria e Mjedisit dhe e Planifikimit Hapësinor (MMPH). E leja, sipas zyrtarëve të MKRS-së, mund të marrë kohë deri në tre muaj.

(Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

Tash gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.

Pëlqejeni faqen e Koha.net për sport
comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...