9 Shkurt 2017 - 23:42
Të dielën, Interi nuk do të ketë të gatshëm, 3 lojtarët që i kanë garantuar mesatarisht 2 nga 3 gola, pra tre futbollistë që së bashku kanë realizuar dyfishin e golave që ka shënuar pjesa tjetër e skuadrës.
Ndaj Empolit do të qëndrojnë në tribunë tre emra që i kanë dhënë 9 fitore Interit nga 13 në total në këtë sezon. Askush nuk do ta kishte imagjinuar se ndeshja me Juventusin do të linte kaq shumë pasoja te zikaltërit dhe tashmë Stefano Piolit i duhet të zgjidhë ngërçin e golit që ka përfshirë pjesërisht futbollistët e tjerë të skuadrës gjatë këtij sezoni, transmeton Supersport.
Pyetja është kush do të shënojë ndaj Empolit dhe ndoshta edhe ndaj Bolognës sepse me shumë gjasa Icardi-Perisiq dhe Brozoviq do të mungojnë edhe në atë takim. Nga 37 golat që ka realizuar në Serinë A, Interi, 25 mbajnë firmat e atyre të 3-ve. Alternativat gjithsesi nuk mungojnë për 51-vjecarin por problemi i madh është se sa do dinë t’i zëvendësojnë këta tre lojtarë emra të tillë si Palacio, Eder apo edhe Banega.
Gabigol edhe pse është blerë për 30 milionë Euro pavarësisht mungesave edhe ndaj Empolit pritet ta nisë sfidën nga stoli dhe ndoshta mund të jetë lojtari i parë që mund ti vijë në ndihmë Interit nga pankina.
Pioli për ndeshjen e kësaj të diele ndaj Empolit do të grumbullojë edhe talentin e Primaveras, Pinamonti i cili pasi debutoi në Europa League mund të luajë për disa minuta edhe në kampionat. Pritet me shumë nga Candreva dhe Joao Mario të cilët në dy sfidat e ardhshme të kampionatit duhet që jo vetëm të furinzojë shokët me krosime dhe pasime por edhe të realizojnë pasi vetëm kështu, Interi mund të rikthehet te fitorja në kampionat dhe të luftojë deri në fund të sezonit për vendin e 3-t që të kualifikon në Champions League.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...